Rama lajmëron studentët: Në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të qeverisë

0
12

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se duke nisur nga dita e hënë, në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të qeverisë për t’u shpjeguar studentëve VKM-në për tarifat.

Rama në Twitter: “Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit. Me Studentët”.