Rama: Largohen 600 punonjës nga administrata

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Task Forca Antikorrupsion dhe Portali i bashkëqeverisjes po i shërbejnë qeverisë për pastrimin e administratës publike. Kryeministri gjatë takimit me koordinatorët e platformës u shpreh se nga ankesat e qytetarëve në portal janë shkarkuar mbi 600 punonjës.

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes Kryeministri Edi Rama pranoi se ka ende punë për të përmirësuar administratën publike. Ndërsa njoftoi se 600  punonjës të administratë janë shkarkuar nga detyra pas ankesa të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes.

Rama: Janë mbi 600 individë, që nga nëpunës të nivelit të zyrave të kontakteve me qytetarët deri tek drejtuesit e këtyre zyrave që janë larguar sepse nuk kanë qenë të denjë në shërbimin e qytetarëve.

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, Task Forca e drejtuar nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nisur nga ankesat dhe denoncimet e qytetarëve ka marrë 7 masa disiplinore në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Tiranë.

30 mijë nga 41 mijë ankesa janë zgjidhur pas ankesave në portalin Shqipëria që duam.

 

Zjarr Tv Ad