Rama lëshon gjuhën: “What the f..k”! Kosova s’është gjysmë shtet

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në Pejë duket se shërbeu më së miri për kritika ndaj Bashkimit Europian për qëndrimin ndaj Serbisë. Më i ashpër ishte kryeministri Edi Rama, i cili tha se jemi të zhgënjyer me Bashkimin Europian.  Sipas Ramës qenësia e normalizuar e Kosovës është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal.

Për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, me regjim demokratik, garancia dhe qenësia e normalizuar e të cilit është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë-shtete dhe nuk njeh gjysmë-njerëz”, duke nënvizuar se “prandaj jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj”.

“Interpoli ishte shfaqje dekurajuese për shfaqjen e partnerëve potencialë në rajon”, shtoi Rama.

Po ashtu kryeministri mbrojti taksën 100 për qind që vendosi Kosova ndaj produkteve serbe, ndërsa komentoi dhe reagimin e Bashkimit Europian për këtë me një shprehej në anglisht: What the fuck?. Rama tha se ky vendim është një vendim politik dhe jo ekonomik.

Kush e sheh si vendim ekonomik taksën doganore, gabon! Jo, është vendim politik. Ministri më tregonte mbrëmë sesi në Beograd deri në 2 të natës me anë të të dërguarve të Europës i kërkonte të hiqte fjalën Republika e Kosovës në një fjalim. “What thë fuck”, do thuhet në Parlamentit Europian”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Sa i përket marrëveshjeve mes dy vendeve, Rama tha se kush e merr për kërcënim le të vij të ulet dhe t’i shpjegohet, duke theksuar edhe njëherë se marrëveshjet nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë e Madhe.

Kurse Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se nuk mundet që të presin pafundësisht nga ndërkombëtarët për çdo gjë, teksa theksoi se ka përmbushur të drejtat e saj dhe pret që këto të drejta të respektohen edhe nga misionet vendimmarrëse të Bashkimit Europian.

Zjarr Tv Ad