Rama lojë me shifra për krimin: Të goditen të fortët!

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sulm me topa balte, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzat e bëra nga opozita por dhe qytetarët e thjeshtë se krimi ka fituar luftën.

Në një takim në Ministrinë e Brendshme, me drejtues të Policisë së Shtetit kryeministri tha se duhet dhënë një mesazh kumbues force për “të fortët”, me gjuhën e rezultateve edhe më domethënëse.

Kam kërkuar sot që të flas me ju dhe përmes jush me të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Mbi publikun dhe për fat të keq edhe mbi Policinë e Shtetit është ndërmarrë një ofensivë shpifjesh. Bota demokratike i njeh me emrin lajme të rreme që përhapen falë kanaleve dixhitale. Për botën është diçka e re. Për ne e re është vetëm përmasa sepse lajmi i rremë, shqip shpifja, ka qenë mes nesh në faqet e para të gazetave dhe në edicionet informative të mediave tradicionale. Kam ardhur këtu sepse dalldia e shpifjeve nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punën tuaj. Jam këtu se shpifjet meritojnë një kundërpërgjigje, dhe si kundërpërgjigje, shumëfishimin imediat të goditjeve ndaj krimit dhe ndaj cdo shkelësi të ligjit. Që nga të fortët e llojit të atyre që sollën përgjakje në ish-Bllok në Tiranë. Lufta e egër politike dhe mediatike për të krijuar perceptimin e kundërt, as do ndalet, vetëm do përshkallëzohet. Quhet luftë e dëshpëruar për pushtet”, tha kryeministri.

Shefi i qeverisë tregoi një listë të madhe me shifra, që sipas tij është ulur ndër vite numri i vrasjeve, megjithëse ngjarjet e fundit tregojnë të kundërtën.

Rreth një javë më parë, persona në këkrim nga policia qarkullonin në një zonat më të frekuentuara të policisë me armë zjarri dhe pas përplasjes së tyre shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur. Në Mat, 4 ditë më parë një person vrau tre të tjerë, pas një zënke banale. 

Zjarr Tv Ad