Rama “mas*akron” opozitën, kapet keq me Kujtim Gjuzin:”Ju jeni bingo,iku rulota u lanë zarat”

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as sulmet ndaj deputetëve të opozitës, teksa nga foltorja e parlamentit i ka kritikuar për gjuhën e përdorur prej tyre.

“Gjuha ime thyen kocka, do ua thyejë kockat, në sensin e oratorisë politike”, tha Rama. Duke iu drejtuar deputetit Kujtim Gjuzi i cili vazhdimisht i ndërhynte gjatë fjalës, Rama tha:

“Ju jeni në momentin e ‘bingos” por bingo një herë bie. Mos e bëni si ata që shkojnë e vënë baste, dhe ato lekë që fitojnë i lënë për raki. Iku rulota dhe ju lanë zarat ju. Dhe kujtoni se do t’i hiqni zarat në kurrizin tonë?”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Gjuha ime ua thyen dhe do ua thyej kockat, në sensin e oratorisë politike. Ndërsa gjuha juaj thyen themelin e normave të bashkëjetesës, thyen kontratën e bashkëjetesës me fëmijët tuaj në rradhë të parë. Habitem çfarë u thoni fëmijëve tuaj ju? Që atë që nuk e doni, që ju mund në një garë, ta shohin si pre dhe t’i turren? Këtë i mësoni. Jam i sigurt që këtë i mësoni. Lëshoni gjuhë si gamori n dahon. Dhe ju e bëni për Shqipërinë, e bëni për Atdheun. Ju ju shqetëson fati i popullit, dhe do t’i mbani në Shqipëri me këto fjalë? Duke thënë një në 3 fjalë hajdut, kriminel.

Të jeni të qartë, nuk e dua unë, do ta mbyll hundën dhe do të votoj komisionet politike. Pse? Sepse janë tre palë në këtë mes. Nuk jam as diktator dhe as autokrat. Ju jeni në momentin e ‘bingos” por bingo një herë bie. Mos e bëni si ata që shkojnë e vënë baste, dhe ato lekë që fitojnë i lënë për raki. Iku rulota dhe ju lanë zarat ju. Dhe kujtoni se do t’i hiqni zarat në kurrizin tonë?

Zjarr Tv Ad