Rama mbërrin në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë ku është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe me një ceremoni shtetërore.

Rama në Prishtinë ka shkuar me një pjesë të kabinetit të tij. Bëhet me dije se gjatë vizitës një ditore në Prishtinë Rama do të takohet edhe me krerët e opozitës së Kosovës.

Rama dhe Kurti në orën 10:20 do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin

Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, shkruajnë mediat në Kosovë.

Zjarr Tv Ad