Rama mbledh Kryesinë, analizë për 30 qershorin

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri, Edi Rama, mbledh sot Kryesinë e Partisë Socialiste, ku pritet të zhvillohet një analizë e votave në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së pritet të caktohet data e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.

Partia Socialiste në Shqipëri fitoi 61 bashkitë e këtij vendi në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat u mbajtën pa opozitën.

Në 31 nga 61 bashkitë, Partia Socialiste ka qenë pa asnjë kundër-kandidat, ndërsa në 30 të tjerat kanë garuar kandidatë të pavarur apo kandidatë të partive të vogla.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili i ka anuluar zgjedhjet e së dielës përmes shfuqizimit të dekretit të mëparshëm për këtë ditë, ka caktuar një datë të re të zgjedhjeve lokale në vend.

Ai ka dekretuar 13 tetorin si ditë kur qytetarët e Shqipërisë do të votojnë për kryetarët e bashkive të tyre.

Zjarr Tv Ad