Rama mbledh nesër në Elbasan, ministrat dhe Kryesinë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama do të mbledh nesër në mbrëmje ministrat e kabinetin qeverisës dhe Kryesinë e Partisë Socialiste.

Kjo mbledhje vjen ndërkohë që paraditen e nesërme, do të mblidhet seanca e radhës parlamentare.

Mësohet se Rama do të mbledhë në darkë pune Kryesinë dhe ministrat, darkë e cila do të nisë në orën 18.30 në Elbasan.

Në fokus të saj do të jetë situata politike, pas djegies së mandateve nga opozita dhe valës së protestave që e pasuan.

Ndërkohë pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për të cilat deri më tani opozita nuk është shprehur nëse do të marrë pjesë.

Zjarr Tv Ad