Rama mbledh qeverinë në Elbasan: “Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor”

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i qeverisë Edi Rama ka treguar në Twitter se për çfarë qëllimi e ka mbledhur qeverinë në Elbasan. “Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor, – shkruan Rama. – Në fokus  ka qënë  rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”.

Nga fotot e publikuara prej tij, vërehet se në krah është  i ulur zv.kryeministri i ri, Erion Braçe, ndërsa ministrat e shkarkuar si Lindita Nikolla e të tjerë janë në vendet e tyre, ulur krahas atyre të sapoemëruar.

Mbledhja zhvillohet ndërkohë që jashtë godinës, qytetarët po protestojnë me thirrjet “Rama ik!”.

Zjarr Tv Ad