Rama me këshilltar të ri? Spiropali tregon kush është eksperti amerikan i ekonomisë që takoi kryeministrin

0
392
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Elisa Spiropali janë takuar dje me një nga ekspertët më të njohur në fushën e ekonomisë, amerikani James K. Sebenius.

Vetë ministrja Spiropali ka bërë prezantimin e Sebenius në rrjetet sociale duke shkruar se është bashkëthemelues i një kompanie të specializuar në këshillimin e qeverive dhe korporatave në mbarë botën për negociatat e tyre më komplekse dhe sfiduese.

Spiropali shprehet se ka qenë ambasadori i Spanjës në Tiranë “ndërmjetësi”, ndërsa mbeten të paqarta qëllimet e vizitës së ekonomistit amerikan në vendin tonë.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që qeveria shqiptare të afrojë një këshilltar me përvojë si Sebenius, në një kohë kur Shqipërua ndodhet në vorbullën e krizës ekonomike që ka prekur të gjithë kontinentin, dhe kur përgatiten një sërë projektligjesh të rëndësishme financiare si “amnistia fiskale”.

“Kënaqësi e veçantë që bashkë me Kryeministrin takuam ekonomistin amerikan James K. Sebenius, aktualisht profesor i Administrimit të Biznesit në Harvard Business School, bashkëthemelues dhe partner i Lax Sebenius LLC, autor i disa librave të njohur, specializuar në analizimin e këshillimin e qeverive & korporatave në mbarë botën për negociatat e tyre më komplekse dhe sfiduese. Faleminderit Ambasadorit të Spanjës në Tiranë, z. Alvaro Renedo Zalba, për prezantimin miqësor”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad