Rama me llampadar 10 mijë euro, Genc Sejko: Bota është në krizë, kryeministri mund të kishte blerë llampadar 20.000 eurosh por zgjodhi që të blinte një të lirë për vetëm 9.999 euro

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gent Sejko, i njohur ndryshe dhe si ‘njeriu i memeve’, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku në fokus është një llampadar më vlerë rreth 10 mijë euro që kryeministri ynë ka zgjedhur për të zbukuruar zyrën e tij.

Nga të produktit në faqen zyrtare, duket se ky llampadar kushton 9.999 euro.

Sejko këtë zgjedhje të kryeministrit e ka ironizuar duke shkruar se në vend që Rama të blinte një llampadar 20 mijë euro, vendosi që të blinte një për vetëm 9.999 euro.

Postimi i Plotë:

Nuk e kuptoni që bota është në krizë, e që duhet të shtrëngojmë të gjithë rripin?! Kryeministri mund të kishte blerë llampadar 20.000 eurosh por zgjodhi që të blinte një të lirë për vetëm 9.999 euro. Ai po bën të tijën. Po ju?!

Zjarr Tv Ad