Rama: Më të qetë me paketën e solidaritetit, pensionet i gjetëm si skemë piramidale

0
753
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në një takim me pensionistët tha se ndihet më i qetë por jo të kënaqur pasi është bërë një paketë solidariteti për ta, për personat me ndihmë ekonomike, ata me aftësi të kufizuara dhe, familjet e përmbytura nga veriu në jug dhe fermerët që duhet të marrin shpërblimet.

Ai tha se vendi u gjet në një situatë aq të vështirë, sa nëse nuk do ishte ndërhyrë që në fillim në fund të nëntorit të 2013, nuk do kishte mundësi të paguheshin rrogat dhe pensionet.

“Në raport me pikën e hallit nga u nisëm, mund të themi me plot gojën se kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe se nëse këto reforma do ishin bërë vite më parë, sot do diskutonim për gjëra krejt të tjera. Gjetëm një skemë pensionesh të modeluar në vitin ‘93 me logjikën e vitit ‘47, që ishte si një skemë piramidale, ku shteti zhytej vit pas viti në një deficit të thellë për të mbajtur në këmbë skemën”, u shpreh Rama.

Ai bëri me dije se 1407 institucione shtetërore nuk derdhnin kontributet për punonjësit e tyre, për gjithë ata që si punonjës duhet të garantonin pensionet e tyre dhe pjesa e sigurimeve mbahej nga rroga por nuk derdhej në buxhetin e shtetit, nuk figuronte të nesërmen kur dilte një pension si një kontribut i garantuar, ndonëse i hiqej nga rroga.

Sipas tij, në Shqipëri raporti i kontribuuesve ishte, një kontribuues për një pensionist, ndërkohë që normalisht në një shtet duhet të jetë 4-6 kontribues për një pensionist.

Në këtë linjë tha se kontributet nuk ktheheshin por humbnin në gropën e madhe të borxhit dhe faktikisht kjo lidhej edhe me punën në të zezë.

Rama deklaroi se masivisht njerëzit punonin në të zezë, kompanitë nuk i deklaronin sepse në fund të ditës kontributi nuk ishte motivues.

“Reforma jonë solli si rezultat disa gjera sot kur del në pension merr një shumë që shkon edhe 400 mijë lekë, për shkak të kontributeve dhe nga ana tjetër, ne kemi rritur numrin e njerëzve që kontribuojnë. Kemi vendosur pensionin social se për këdo që ka arritur në moshën e pensionit pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë kontribut, sot merr një pension social”, u shpreh Rama, duke shtuar se praktikisht me skemën e vjetër do krijohej një skemë pensionistësh lypës.

Sipas tij vendi është në një kthesë të madhe dhe se pensionet do të rriten nga 1 marsi.

Zjarr Tv Ad