Rama: Më vjen për të vjellë çdo ditë nga drejtësia që kemi, po e luftojmëv

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama deklaroi sot se i vjen për të vjellë nga drejtësia që kemi. Qeveria tha ai po lufton këtë fenomen për të pasur drejtësinë që duam. Për sa i përket sorollatjeve nëpër dyert e shteti, Rama nënvizoi se 90% e shërbime janë online dhe kjo ka lehtësuar marrjen e shërbimeve për qytetarët.

Qytetarja: Sorollatemi në dyert e shtetit, kemi ngelur peng i drejtësisë.

Rama: Kur më thua drejtësia që keni më vjen realisht të vë ulërimën, nuk është drejtësia që kemi. Është drejtësia që po luftojmë ta kemi. Nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë çdo ditë. Nga kjo drejtësi skandaloze që i çon aty 4000 metra katrorë të bëra pa leje për qëllime fitimi dhe të rrëzon e çekiçin e papërgjegjshmërisë totale dhe i jep të drejtë atij. Kjo është drejtësia që më bën për të vjellë. Për sa i përket sorollatjeve, 90% të shërbimeve i ke online, nuk ke pse sorollatesh. Mos ta rrafshojmë gjithë këtë gjë që është ndërtuar me kaq shumë mund në këto vite.

Zjarr Tv Ad