Rama merr një tufë me trëndafila gjatë takimit në Vlorë: Këto janë për 10 vitet e më shumë që do qeverisë PS-ja, por jo me mua në krye

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me qytetarë në qytetin e Vlorës ku u prezantuan punët dhe arritjet e bashkisë.

Gjatë fjalës së kreut të qeverisë, disa djem e vajza të reja i sollën një tufë me trëndafila. Rama e mori këtë me batuta, duke thënë se nuk është ditëlindja e tij, por as e Partisë Socialiste.

Rama tha se trëndafilat simbolizojnë vitet që PS-ja ka qeverisur si dhe vitet e ardhshme që do të jetë në krye të qeverisë. Por, shtoi Rama, sigurisht nuk do të jetë ai në krye.

Rama: E kam ditëlindjen më 4 korrik unë. Këto nuk janë për ditëlindjen time, PS nuk e ka ditëlindjen sot. Atëherë i bie që këta trëndafila të jenë 10 plus të gjitha vitet e tjera që PS-ja do qeverisi. Edhe të jeni të biondur që kjo është e mundur, kuptohet që jo me mua deri atëherë, rëndësi ka që me Partinë Socialiste. Sepse asnjë tjetër nuk e bën dot atë që bën PS-ja dhe asnjë tjetër nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të investohet për këtë vend si PS-ja.

Zjarr Tv Ad