Rama, mirënjohje për mjekun që i stabilizoi tensionin me “karamele”: I thashë u plaka, më tha u poqe!

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prof.Dr.Artan Goda, mjeku kardiolog në QSUT ishte mes shumë bluzave të bardha që morën mirënjohje në prag të festave të fundivitit nga shefi i qeverisë Edi Rama.

Ky i fundit madje zbuloi se Goda është mjeku që i stabilizoi tensionin.

Rama: Mirënjohje të veçantë meriton dhe Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT. Kam kënaqësinë ti jap një nga këto mirënjohje profesor Artanit.

Po zbuloj dhe një sekret. Në një moment të caktuar të jetës i besova profesor Artanit sepse fillova të shoh lëkundjet e tensionit. E falenderoj me vete shpesh sepse ma ka stabilizuar tensionin në mënyrë perfekte. Kjo është vetëm një nga faktet e mia të fshehura në lidhje me shërbimin shëndetësor.

E them këtë për të gjithë ata që dyshojnë se mjekët tanë mund t’u japin shërbimin dhe ekspertizën më të mirë. Padyshim që mund ta japin.

E vërteta është se ndonjëherë kam tentuar ti kap dhe në gabim duke bërë një kontroll paralel kur kam pasur mundësi jashtë shtetit. E provova këtë gjë nja dy herë. Më doli e njëjta gjë që thoshin këta këtu dhe vendosa të rri me këta këtu. Faleminderit profesor!

Rama zbuloi më tej se kontaktin e parë me doktorin e kishte pasur kur ishte kryetar bashkie i Tiranës teksa solli për të pranishmit dhe disa momente gazmore në bisedën mes tyre.

Rama: Kur më vizitoi doktori isha kryetar bashkie dhe më tha do marrësh një karamele të vogël çdo mëngjes dhe nuk do kesh probleme. Si do ta marr çdo mëngjes i thashë, deri kur? Do ta marrësh, tha. I thashë, ore çfarë bëhet kështu, u plaka. Ky më tha, nuk u plake por u poqe.

Zjarr Tv Ad