Rama mori disa përfaqësues për të diskutuar, deputeti Korreshi me fermerët jashtë Kuvendit: Flasim për satelit, por këtu s’ndizen traktorët

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fermerët e Divjakës janë grumbulluar paraditen e sotme para Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar, për kërkesat që ata kanë për këtë sektor. Pasi kryeministri Edi Rama po shkonte në Kuvend, ata i kanë dalë para, ndërsa kreu i qeverisë ka marrë disa prej përfaqësuesve të tyre që të bisedojnë në Kuvend.

“Kush janë përfaqësuesit tuaj, se nuk flas dot me të gjithë. Hajdeni të flasim bashkë në Kuvend se nuk bëhet në rrugë kjo”, tha Rama. Ndërsa në mbështetje të fermerëve ka dalë edhe deputeti i opozitës, Saimir Korreshi, i cili është me fermerët jashtë në Kuvendit.

“Ne barazohemi me rajon 70 milion euro japin ata, ne japim 3.2 miliard shumica ka kaluar për reklama dhe seminare fermerët i duan lekët në dorë të prekin produktin. Une e di problemin në gjenezë, se jam arritur atje. Jam shok me fëmijët e fermerëve.Kur ulemi në kafe mendojë kush do paguaj kafet. Deri aty ka arritur gjendja. Unë kam kaq kohë që flas, prandaj këta duhet të vijnë këtu që të merren parasysh problematikat. Ata kanë nevojë për jehonë për problemet e tyre.

Të gjithë ju, ne, kanë të gjithë për prezencë, jehonë. Vetë ministrja thotë 3.2 mln kam unë, s’iki dot te Rama s’e kam frikë. A është kaq problematike kjo punë? Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë me taksat e tyre. Të biem në një konsensus. Të bëhet një plan e të dihet ku është. Me këtë buxhet që po kalon sot, këta vitin tjetër janë të falimentuar. Gjatë gjithë kohës ne shkojmë dhe i premtojmë që do zbresim kometën. Shkojmë te satelitët, por kemi traktorët që nuk ndizen. Këta nuk marrin koston e fidanëve që kanë mbjellë. Shalqiri ju kalb të gjithë këtyre. Kjo qeveri që unë kam ngritur kaq shumë zërin, nuk çoi një grup të verifikonte. Kujt nga këta fermerëve i ka dhënë lekë për plasmasët kjo qeveri? Asnjëri s’ka marrë”, tha Korreshi.

Zjarr Tv Ad