“Rama na kërkoi të bashkëpunonim”, Landi: Kënga “Tirona” ndikoi në shtimin e votave

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kohët e fundit është folur shpesh për përkrahjen që artistët po u bëjnë politikanëve në fushatën për zgjedhjet vendore, por një nga bashkëpunimet më të suksesshme të realizuara nga këngëtarët së bashku me politikanët është bërë 20 vite më parë.

Në vitin 2003, kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar bashkie kërkoi të bënte një bashkëpunim me grupit më të mirë të asaj kohe West Side Family, dhe produkti ishte kënga “Tirona” e cila është një nga bashkëpunimet më të sukseshme të realizuara në kohë zgjedhore.

Landi i njohur si vokalisti i grupit “West Side Family”, tha se bashkëpunimi me kryeministrin Rama në vitin 2003 për këngën e fushatës “Tirona”, u solli shumë suksese. I ftuar në Euronews Albania ai tha se Edi Rama, në atë kohë kryetar bashkie, u kërkoi të bashkëpunonin me të, pasi në atë kohë ata ishin grupi më i mirë në Shqipëri. Gjithashtu ai shtoi se “zërat thonë se ndikoi në fushatë”.

“Zërat thonë se ka ndikuar edhe në një shtim të votave, si nga ata që ishin në zonën gri por edhe nga kundërshtarët. Qasja ka qenë nga kryebashkiaku i kohës. Ne kënduam në shesh për Vitin e Ri, pas përfundimit të koncertit, ai na tha se donte të bashkëpunim. Kjo erdhi si pasojë që publiku kishte te grupi West Side Family. Rama nuk ka ndërhyrë në tekst. Besimin që pati Rama te Flori ishte i pagabueshëm, sepse ai i shpjegoi idenë dhe Doktor Flori e ka kthyer në tekst”,-tha Landi i West Side Family.

Zjarr Tv Ad