Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e projektit të Portit të Durrësit.
Projekti u paraqit ditën djeshme, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Rama shkruan se ky projekt do të transferojë rrënjësisht infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe gravitetin ekonomik e rajonal.
“MIRËMËNGJES
dhe me projektin ambicioz të Portit të ri të Durrësit, paraqitur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si projekt i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, që do të transformojë rrënjësisht jo vetëm infrastrukturën tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, po edhe gravitetin ekonomik rajonal, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.