Rama nderon komandantin e “Guardia di Finanza”: Policia shqiptare është me fat që ka pasur asistencë nga Italia

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka nderuar me me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana.

Ceremonia u zhvillua në Kryeministri, ku kryeministri mbajti edhe një fjalë për të falenderuar Italinë në asistencën që i ka dhënë policisë shqiptare.

Rama renditi disa prej ndihmave që Guardia di Finanzza ka dhënë në rindërtimin e policisë shqiptare pas trazirave të vitit 1997 dhe në fund ka shkëmbyer edhe një batutë me komandantin e Guardia di Finanzaz.

“Jemi shumë të nderuar që ta kemi këtu sot gjeneralin… Unë dua t’ju falenderoj të gjithë efektivëve italianë që kanë shërbyer këtë vend dhe kanë ndihmuar këtë vend. Ky moment solemn i mirënjohjes është një akt falenderimi për të gjithë të tjerët. Përfaqësuesit e policisë shqiptare kanë pasur fat që kanë pasur pranë përfaqësuesit italianë. Në një vit shumë të vështirë, që tani duket se I përket historisë, në vitin 1997, në Romë u nënshkrua një protokoll për transformimin e Policisë së Shtetit. 69 efektivë italianë morën përsipër të udhëheqin asistencën e stërvitjeve të forcave shqiptare, të cilat ishin goditur rëndë atë kohë. Në atë kohë mbizotëronin trafiqet e të gjitha llojeve, që nga trafiku i qenieve njerëzore dhe gjithë të tjerat. Ky mision arriti së bashku me forcat shqiptare të përmbushë objektivin e vetë. Një njësi speciale që u krijua në Sazan dhe një ndihmë të jashtëzakonshme në arritjen e rezultateve. 40 mijë orë patrullime, 300 mjete lundruese, qindar tonelata lëndë narkotike dhe afro 1000 persona të vënë para ligjit. Plot 1500 forca të Guardia di Financës japin kontribut në këtë histori. Kjo strukturë ka një rol të pazëvendësueshëm në arritjet e policisë shqiptare. Në këtë gjest simbolik në nder të gjeneralit Zefarna, përsërisim se jemi shumë krenar për marrëdhëniet strategjike me Italinë, një fqinj që për Shqipërinë ushqen ndjenjat më positive dhe ka bërë më të mirën për të na u gjendur pranë. Ajo që ka bërë Italia shkon përtej punëve konkrete, sepse ajo ç’ka është esenca që vlen është kultura e punës, e bashkëpunimit dhe e rezultatit konkret, që miqtë tanë italianë kanë kontribuar që të ndërtohet këtu në Shqipëri. Dua ta mbyll me një shprehje të Giovani Falcones që thoshte se gjithmonë kemi në dorë të bëjmë gjithçka dhe kjo është një maksimë që duhet gdhendur në karrigen e çdo magjistrati dhe polici. Kjo është për Guardia di Finanzian, për të vërtetuar që është material original dhe jo kontrabandë”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad