Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, duke nënvizuar se institucionet ndërkombëtare nuk mund të dështojnë sa i takon te drejtes dhe fakteve pasi pasojat për shtetet do ishin fatale.
Edi Rama:
Një çështje thelbsore të së vërtetës e drejtësisë që na kërkon të reflektojmë së bashku, Nuk kam ardhur këtu të flas kryesisht për Shqipërinë, tema e shqëtësimit që dua të ndaj lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin.
Ka lidhje me një vend me të shkuarën e vet e me ndikimin që mund të ketë me të ardhmen.
Mbi rolin që Evropa dhe institicionet luajnë për mënyrën si i zhvillojnë këto marrëdhënie.
Kërkon guxim prej udhëheqësve, e besim të bashkëndarë tek institucionet ndërkombëtare.
Nëse dështojnë të sigurojnë drejtësi, humbja për ne po aq e madhe sa dëmi që i shkaktohet cdo viktime të vetme, dëmi shkon shumë larg, është dëm për gjithë bashkësinë tonë të popujve e kombeve, goditje ndaj përpjekjeve për të kthyer faqen e errët të historisë. Nëse institucionet dështojnë kjo goditje mund të jetë fatale.
Për ju lufta kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb ndërsa rrekemi ta shërojmë.
Nën ombrellën e madhe të këtij institucioni që e përcakton veten si organizata uhdëheqese në kontinent për të drejtat e njeriut, faktet nuk duhet të cënohen nga lojërat e pushtetit e zgjidhjet duhet ti qëndrojnë testit të së ardhmes.
Shqiperia nderton marredhenie pershi me Serbinë e cila jo shumë kohë më parë konsiderohej armik për vdekje por tani është partner i rëndësishëm në nismën tonë të Balkanit të Hapur.
Evropa për ne është projekt ekzistencial. Asnjë herë më parë historia nuk është treguar e mirë me ne. Të tjerët vendosnin për ne.