Mediat egjiptiane, i kanë kushtuar një artikull udhëtimit të Kryeministrit Edi Rama dhe takimit të tij me Presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.
Egypt Indipendent, shkruan se takimi mes tyre është zhvilluar në Pallatin Presidencial ku u diskutuan një sërë temash si bashkëpunimi ekonomik, rritja e shkëmbimit tregtar dhe rritja e investimeve reciproke në sektorë të ndryshëm.
Gjithashtu, në shkrimin dedikuar vizitës së Ramës thuhet se kryeministri është është shfaqur i etur për të ndjekur hapat e Presidentit Sisi, si dhe dëshiron t’i implementojë ato në Shqipëri.
“Kryeministri shqiptar tha se ishte i etur për të ndjekur zhvillimin e paprecedentë që Egjipti po përjeton nën udhëheqjen e Presidentit Sisi, në vitet e fundit, dhe interesin e vendit të tij për të përfituar nga përvojat frymëzuese egjiptiane në këtë kontekst për t’i zbatuar ato në Shqipëri,” shkruhet në artikull.