Rama në Kosovë, Berisha “zbulon” arsyen e vizitës të kryeministrit: Është misionari i Beogradit, ka shkuar për të…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se Rama ka shkuar në Kosovë si misionar i Beogradit.

Më tej lideri i PD shprehet se kryeministri i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar, të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Statusi i plotë:

Rama në Kosovë si misionar i Beogradit!

Të dashur miq, pas samitit antishqiptar dhe antieuropian të Ohrit ku presidenti i sebomadhisë Aleksandër Vuçiç me urdhër të Putinit mblodhi vasalët e tij të Tiranës dhe Shkupit për avancimin e Ballkanit serbo-rus në kundërvënie të hapur të procesit të Berlinit duket se Edi Rama ka marrë detyra të reja nga Beogradi.

Konkretisht duket se Edi Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Kurti, qeveri e cila me qëndrimet  konseguente kundër projektit  ruso -serb të Ballkanit të Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguencë interesat e kombit shqiptar por edhe të Bashkimit Europian dhe NATO-s në rajon.

Me këtë rast duke dënuar me ashpërsinë më të madhe misionin e ri antishqiptar të Edi Ramës të ngarkuar nga Beogradi,  paralajmëroj vasalin e mjerë të serbomadhit Vuçiç të heqi dorë nga skenarët e Beogradit kundër qeverisë së Kosovës pasi në të kundërt do marri ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar.

Zjarr Tv Ad