Rama në Libofshë: Investoni në agroturizëm

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në takimin me banorët e Libofshës për programin “100 fshatra” tha se është koha që të gjithë të mendojnë për të kthyer shikimin drejt fshatit dhe agrotizmit. Shefi i qeverisë tha se investimet në argotizëm, krijojnë mundësi të reja ekonomike dhe zhvillime në fushën sociale për banorët që jetojnë në zonat rurale.

“Këtu jemi në një fshat, që ka fatin të trashëgojë 15 kisha, ku Ministria e Kulturës përmes programit të restaurimeve dhe në kuadrin e ndërhyrjes do të të bëjë punën e vet. Modeli i 100 fshatrat është një model zhvillimi ekonomik dhe social dhe ndërhyrjet që do të bëjmë synojnë jo thjesht transformimin e infrastrukturës, por nxitjen e iniciativës për të kaluar në një fazë të re të zhvillimit.

Është koha për të shkuar përtej kësaj. Është koha për të menduar për agroturizmin. Është një sektor, ku natyra i ka të gjithë komponentët për të ndërtuar një sistem agroturizmi dhe për të transformuar shtëpitë në bujtina, me qëllim që të kthehen si burim të ardhurash. Italia rurale është e mbushur me shembuj të tillë dhe nuk ka shembuj të tillë, që mund të ishte jo vetëm transaksion për turistët që vijnë në Fier që të qëndronin më shumë orë . Ata që vijnë  në këtë zonë, që janë potencialisht në këto zona, nuk kërkojnë luks, por kërkojnë karakteristikat që kanë këto zona dhe zonat e tjera ku shtrihen 100 fshatrat”,  tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad