“Rama në panik”, Basha mbështet studentët: Mos kini frikë, nuk ju digjet viti

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit, se studentëve mund t’u digjet viti akademik.

Në një reagim në Twitter, Basha shkruan se Ramën e ka kapur paniku prandaj kërcënon me humbjen e vitit. Më tej, kryedemokrati mbështet studentët, ndërsa në fund shkruan me hashtag datën e protestës si një ftesë për t’iu bashkuar opozitës.

“I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”, shkruan Basha.

Më 2 shkurt gjatë një bashkëbisedimi me studentët tek Konviktet e Mjekësisë, kryeministri i bëri apel studentëve që të shkojnë në mësim, pasi në të kundërt do humbasim mësimin.

“Pakica pengon shumicën që të zhvillojë mësim. Shkoni në mësim sepse do humbisni vitin akademik”, tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad