Rama në Pukë: Ku rafsha mos u vrafsha! Edhe në opozitë, janë pengesë e madhe

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Pukë në një bashkëbisedim me qytetarët, në kuadër të turit që prin zgjedhjet e 30 qershorit “Bashkia që duam”.

Ai tha se politika nuk mund të matet me çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri, por se me çfarë bëhet për ta.

“Edhe në opozitë ata janë përsëri një pengesë e madhe për rrugën tonë të zhvillimit dhe përparimit, pa asnjë vizion për Shqipërinë, pa asnjë program alternativ, pa ide dhe pa lidership, por thjesht bam e bum, bam e bum! Ku rafsha mos u vrafsha, dhe punë e madhe se po bie e po vritet shpresa e njerëzve të zakonshëm nga sjellje dhe akte të papranueshme”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se Puka është një qytet i vogël i prekur në të gjitha polet e veta dhe se transformimi është spektakolar dhe shumëkush nëse e sheh në fotografi mund të thotë sipas tij, se nuk është i njëjti qytet por montazh.

Kreu i qeverisë shtoi se gjithkush sot ka një derë që i hapet në zyrën e shtetit dhe se nuk është më vetëm dhe i pashpresë, por se mjafton një mesazh te ‘Shqiperiaqeduam.al’ dhe merr zgjidhje, nëse i takon.

Zjarr Tv Ad