Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin në një qendër sociale në Tiranë, atje ku janë vendosur disa banorë të prekur nga tërmeti. Gjatë bashkëbisedimit me ta, kreu i qeverisë i qetësoi duke i thënë se nuk ka më tërmete.
“Tërmeti iku, nuk ka më tërmet”, i drejtohet kryeministri banorëve.
Ndërkohë, Rama bëri edhe një sqarim për të gjithë banorët, të cilët janë të strehuar në hotele.
“Ky nuk është program për strehim, ky është program për të strehuar ata që janë goditur. Tani do fillojmë me verifikimet, që ata që janë në hotel nga frika ata do kthehen vetë se i kanë shtëpitë të banuara. Ata që janë atje se duan strehim ata do kthehen prap me qira. Kurse për këta që kanë probleme me shtëpinë dhe shtëpia është e parikuperueshme do ti gjejmë një sistem të njëjtë që pak nga pak, se nuk mund të rijnë në hotel, ta kalojmë këtë traumën, ti kalojmë edhe festat”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se në Tiranë janë 1950 familje që nuk mund të futen dot nëpër banesa, duke i premtuar qira.