Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, deklaroi se në shtator do t’i drejtohet Këshillit të Sigurisë në OKB, për çështjen e akuzave të trafikut të organeve, ndaj të burgosurve në Hagë.
Rama: Nuk e dija që gjithë korpusi i pyetje ishte i pyetjes së parë. Ndoshta u nxitova, kërkoja ndjesë. Në fakt pyetjet ishin Prishtina coffe news.
Ne jemi duke përgatitur një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë dhe unë do shkoj personalisht në Strasburg në rastin më të parë, shpresoj në shtator për t’iu drejtuar këshillit të OKB për një fakt i cili bën gjithmonë e më shqetësues në këndvështrimin tim, që është pabazueshmëri totale mbi raportin e Dick Marty dhe influenca ruse e këtij trafiku të organeve, është një akuzë e përsëritur nga propaganda ruse.
Në OKB Rusia ka goditur me një fjalim, duke u kthyer në akuzën e organeve. Nuk ka asnjë edhe jë fakt të lidhut me Dik Martin dhe raportin e tij pse u mor gjitha rruga për të shkuar në Hagë. Për këtë dikush duhet të dëgjojë, sponsorat e atij tribunali duhet të dëgjojnë. Nuk ka asgjë në atë aktakuzë dhe ne kemi të drejtën të besojmë se këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën dhe Shqipërinë.