Rama në Strasburg, show me qëndrimin alla Enver-Tito

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

EDITH HARXHI

Show i djeshëm në Strasburg ishte në tërësi i organizuar për të mbuluar skandalin e mosmiratimit të rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë në qershor 2022, të propozuar nga Partia Demokratike, për njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Ky turp nuk i ndahet Edi Ramës.

Ai as në fjalën e tij të mërzitshme dhe diplomatikisht jokorrekte nuk përmendi në asnjë çast gjenocidin serb në Kosovë.

Për të miratuar rezolutën e Dick Martit, në atë kohë qeveria e Shqipërisë, ku edhe unë kam qenë pjesë, është konsultuar ngushtë me qeverinë e Kosovës dhe pikërisht ka marrë miratimin e z. Thaçi për të votuar pro rezolutës dhe për të treguar se ne nuk fshihemi dhe nuk fshehim kurrgjë dhe jemi ballëlartë për luftën çlirimtare të Kosovës.

Z. Rama, si një mediokër në politikë të jashtme, i nxitur nga dëshira për të ndihmuar mikun e tij, Vuçiç, nuk dëshiron ta kuptojë se problemi kyç qëndron te votimi në vitin 2015, i ligjit për ngritjen e Gjykatës së Posaçme nga ana e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Show i djeshëm me qëndrimin alla Enver-Tito, të Kryeministrit, fjalimi i tij oriental në shkrim dhe shije, si dhe përgjigjet e tij prej “kulleri” (garipi) ndaj eurodeputeteve, i kanë bërë një dëm shumë të madh Shqipërisë dhe veçanërisht Kosovës në pranimin e kësaj të fundit në Këshillin e Europës pas aplikimit të bërë disa muaj më parë.

Jam e sigurt se dje z. Rama duhet të ketë qenë mjaft i ngarkuar emocionalisht pas një takimi aspak të lehtë në Ankara, ku fatkeqësisht e ka vënë veten dhe vendin në pozicionin e një nxënësi të dobët, por të bindur para “mësuesit” të tij. Ka kohë që Ankaraja nuk e përfill më, por e sajdis me lëmoshë! E mjera Shqipëri!!!

Zjarr Tv Ad