Rama në Vlorë: Italianëve s’i mbetet gjë në fund të muajit! Sipërmarrësit shqiptarë të rrisin pagat ose do mbeten pa punëtorë

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Vlorës, ku është duke realizuar një sërë takimesh me zyrtarë dhe qytetarë vendas.

Duke diskutuar për situatën ekonomike në Europë, Rama mori si shembull Italinë, duke thënë se sot një qyetar italian, sipas tij, nuk arrin të krusejë në fund të muajit.

Megjithatë kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria është vend me pasuri përrallore, që duhet të synojë shumë më lart. Rama bëri dhe një thirrje për sipërmarrësit shqiptarë, duke thënë se duhet të rrisin pagat, në të kundërt rrezikojnë të mbeten pa punëtorë.

“Po të pyesni shumëkënd sot në Itali do t’ju thotë që nuk i mbetet gjë në fund të muajit pasi jeta është e shtrenjtë. Dhe tani me këtë historinë e gazit është tjetër gjë. Unë nuk e di si do të vazhdojë. Sot sipërmarrja ka filluar të kuptojë që duhet t’i rrisë pagat, nëse nuk do të mbetet pa punëtorë fare.

Por në kushtet e vendit tonë, dhe me këtë pasuri përrallore që na ka falur zoti, janë të gjitha mundësitë për të synuar shumë, shumë më lartë. Është një mik këtu që kishte apartamentet te Lungomare dhe i thosha mos i shit, ça thua, mos i shit. Sa shiteshin atëhere? Fare pak mbi kosto”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad