Rama nga Azerbajxhani: Po diskutojmë mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të gazit në Shqipëri! Investimet azere do jenë edhe në turizëm

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në përfundim të vizitës së tij dy ditore në Azerbajxhan, ka dhënë një intervistë nga kryeqyteti Baku, ku ka folur për ato që u diskutua mes qeverisë shqiptare dhe asaj azere.

Ai tha se po punohet mes dy qeverive për gazifikimin e Shqipërisë, duke ndërtuar një rafineri në bashkëpunim me Turqinë dhe Azerbajxhanin.

“Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë. Hapi i parë është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin jonmiano-adriatik, i cili përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme, Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnjen, duke e kthyer Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme.

Kemi folur edhe për t’u ulur së bashku ekspertët tanë, azerë dhe turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Kemi folur edhe për mundësinë e investimeve të Azerbajxhanit në turizëm, duke patur parasysh investimin e tyre në Malin e Zi. Së shpejti në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm përsa i përket kapitullit të furnizimit me gaz të Shqipërisë dhe rajonit.

Investimet janë të lidhura me hapa të njëpasnjëshëm me diskutime, projekte dhe financime. Në këtë marrëdhënie ne i kemi vendosur bazat dhe një pengesë e madhe ka qenë pandemia. Ndërkohë, lufta në Ukrainë ndër shumë të këqijat, ka sjellë ehde të mirat në shpejtimin e këtij procesi”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad