Rama nga Beogradi: Të gatshëm të bashkëpunojmë me PD-në, pavarësisht se çfarë unë dhe Basha mendojmë për njëri-tjetrin

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën pa asnjë paragjykim dhe kushtëzim”, është shprehur kryeministri Rama nga Beogradi, kur u pyet nëse do të bashkëpunonte me Bashën tashmë që kryedemokrati u distancua nga Berisha dhe Ilir Meta. Rama tha se detyra e shumicës është të mbajë të shtrirë dorën e bashkëpunimit, pavarësisht se çfarë ai dhe Basha të mendojnë për njëri-tjetrin.

Jeni të gatshëm që të bashkëpunoni me Bashën tashmë që ai u distancua nga Berisha dhe Meta?

Rama: Unë e kam thënë që në fillim të këtij sezoni të ri politik, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën për të gjitha çështjet pa asnjë paragjykim dhe kushtëzim.

Është sot një lider me karakter, pasi i keni thënë që nuk ka karakter?

Rama: Karakteri nuk është një sëmundje ngjitëse, çështja e karakterit është e lidhur me shumë e shumë gjëra dhe nuk përcaktohet nga ndonjë veprim. Përtej nga ajo që mendoj unë për karakterin e lidershipit të tij, opzoita është PD, lideri i opozitës është Lulzim Basha. Detyra jonë si shumicë është të mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit, oavarësisht mendimeve tona për njëri-tjetrin.

Basha plotësoi kushtet që u distancua nga Berisha dhe Meta, mos bëheni dhe ju si BE-ja…

Rama: Ju harroni që Basha u distancua edhe nga unë.

Të gjithë e dinë që goditja më e madhe ishte për Berishën dhe Metën?

Rama: Jo unë nuk e di këtë, unë di atë që tha ai…

Nuk besoj se e merrni seriozisht…

Rama: Unë nuk marr asgjë seriozisht nga ato që thotë Lulzim Basha, përtej emrit, për cfarë mendoj unë për karakterin e lidershipit të tij, opozita në parlament është PD dhe kryetar i saj është Lulzim Basha dhe liderin e opozitës që ke përballë e zgjedhin të tjerët, detyra imë është që të mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit, përtej asaj që mendojmë për njëri tjetrin.

Zjarr Tv Ad