Rama : Nga e mërkura tjetër,  ndeshkime për koordinatorët

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim në sallën e Hartave në Kryeministri, koordinatorët e bashkëqeverisjes. Pas paraqitjes së disa rasteve të qytetarëve që kanë patur probleme me zyrat e ALUIZNI-t, Rama bëri me dije se nga e mërkura e javës tjetër, përveç rasteve të zgjidhura, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, si kryesuese e Task-Forcës do të prezantojë edhe procedimet përkatëse për përgjegjësit e çështjeve të zvarritura.

Rama: Detyrimet e zyrave të shtetit, duhet të kthehen në zyra shërbimi, dhe platforma jep zgjidhje. Por platforma s’është gjykatë, nuk mund të zgjidhë gjithçka.

Rama: Ajo që ka rëndësi të theksohet është se raste të mbetura pezull për vite, me kosto të mëdha, jo vetëm financiare por edhe morale, pasohet me një hetim administrativ. Përgjegjësit do të marrin ndëshkimin e merituar. Nga sot, çdo të mërkurë, paralelisht me rastet e zgjidhura, me ministren e Drejtësisë do të bëjmë me dije rastet e ndëshkimit dhe përgjegjësit.

 

Zjarr Tv Ad