Rama: Nga janari do të ketë kurse kodimi dhe programimi në shkolla të çdo bashkie të vendit

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një takim me të rinjtë në qytetin e Burrelit.

Gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë bëri me dije se duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm në disa shkolla të caktuara në çdo bashki të vendit, do të fillojnë të aplikohen gjatë pasditeve kurse kodimi dhe programimi, në mënyrë avancimin e të rinjve në fushën e teknologjisë dixhitale.

Gjithashtu Rama theksoi se do të ketë edhe kurse të tjera për zejet dhe artet, por dhe aktivitete sportive.

“Për pjesën e aktivizimit kjo është e dyanshme dhe mbi të gjitha lidhet dhe me një kohë goxha të ngatërruar siç është koha që jetojmë sot. Ato mrrokllat dixhitale e kanë larguar shumë njeriun dhe veçanërisht të vegjlit nga tjetri nga shoqëria. Ky është një problem i madh për të gjithë jo vetëm për ne. Ajo që ne e kemi shumë të qartë që duhet bërë është që të rrisimin sa më shumë mundësitë përmes krijimit të hapësirave të reja, që nga hapësirat për teknologjinë. Nga janari i muajit të ardhshëm do të ketë në të gjitha bashkitë kurse për programimin për kodimin për teknologjinë ashtu sikurse kurse për artet dhe zejet por dhe aktivitet sportive. Janë ngritur ekipet në të gjitha shkollat, basketboll volejboll dhe pasi të pajisjen me uniforma të reja do të fillojnë përballjen në tre nivele. Nuk është qëllimi që të bëhen të gjithë sportistë por është qëllimi që të rritet aktiviteti fizik”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad