Rama nga QSUT: Negociata me kompani turke për të ndërtuar qendra shëndetësore dhe shkolla

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit në QSUT për dëmet e shkaktuar nga tërmeti tha që janë në negociata me një kompani të madhe turke e certifikuar ndërkombëtarisht, për të ndërtuar edhe qendra shëndetësore dhe shkolla.

“Ne po bëjmë një negocim, besoj se do t’ja dalim me një kompani të madhe turke qe është e certifikuar ndërkombëtarisht dhe që punon për tregun në Amerikë. Besoj do bëjmë super marrëveshje me shtëpitë. Shtëpi me standarde fantastike, antisezmike, ekologjike, antizjarr dhe i thash që të na japin edhe disa oferta për qendra shëndetësore sepse janë me kosto shumë më të ulët dhe janë super. Ne mund të bëjmë më shumë me ta. Ata bëjnë edhe shkolla. Po bëjmë një punë me ta që do na japi shumë sukses”.

Gjithashtu, kompania turke që punon në tregun amerikan do të ndërtojë shpitë me standarde bashkëkohore për të prekurit nga tërmeti.

Zjarr Tv Ad