Rama nga Thumana nuk i kursen batutat: Nuset dhe vjehrrat tani do të duhen më shumë, sepse…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama pasditen e së enjtes ishte në Thumanë për të inspektuar punimet e shtëpive të reja. E ndërsa ishte duke shpjeguar procesin e ndarjes së banesave, kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij nuk kurseu batutat për nuset dhe vjehrrat.

“Filloi edhe shiu që uroj që të paralajmërojë bereqet për të gjitha këto familje të lënduara. Është bërë edhe një plus, kudo ku të dëmtuarit nën një kulm kanë qenë më shumë se një kurorë përfitojnë aq apartamente sa kurora. Me këtë rast lehtësojmë edhe vjehrrat edhe nuset nga të qëndruarit në një kulm u japim mundësinë të duhen më shumë duke qenë secila në kulmin e vet”, u shpreh Rama.

“Në 2-3 ditët në vijim njerëzit do të fillojnë të hyjnë në apartamentet pas meje dhe pastaj në shtëpitë individuale që në prag të Krishtlindjeve të rikthehemi në një festë të madhe dhe të ndezim pemën e ullirit të paqes dhe begatisë, që do të kthehet në një simbol të kujtesës dhe shpresës. Janë 433 familje që rikthehen në kushte me pallate me standarde të larta” perfundoi Rama.

Zjarr Tv Ad