Rama ngriti në këmbë grupin parlamentar kur u prish hoteli i Dash Pezës dhe ironizoi deputetët e PD që folën për ndërhyrjen e paligjshme tek ‘Prestige Resort’/ Zheji: Sulm ndaj linjës editoriale

0
1477
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji ka komentuar në rubrikën “Opinion” në News24 deklaratat e kryeministrit Edi Rama për deputetët e opozitës të cilët ngritën zërin për sulmin e paligjshëm ndaj Prestige Resor

Zheji theksoi se nderhyrja e IKMT tek Prestige Resort, është sulm ndaj botuesit dhe linjës editoriale.

Pyetje: Rama sot ironizoi opozitën që protestoi për atë që ndodhi dhe të gjithë e panë në Prestige Resort..

Artur Zheji: Këto janë probleme jo politike, janë probleme të nivelit të perceptimit personal. Ai ka bërë opozitë me qeverinë e vetë kur ishte kryetar i bashkisë. Është i vetmi personazh politik që ka marrë një sopatë në dorë për të hapur territorin e një rruge rrëzoi një shtyllë elektrike, dha një model. Kemi dhe një kryebashkiak më vonë në Lituani, që mori një tank dhe hipi me tank mbi makinat e parkuara gabim.

Në fillimet e veta ai ka qenë një opozitar dhe brenda qeverisë së vet, kontroversal. Ai është pjesë e opozitarizmit, tani tallet se mendon se do jetë përjetësisht në pushtet, ky është iluzion.

PyetjeJu e njihni z. Rama dhe ai sot ironizoi opozitën sepse protestoi për Prestige Resort, ndërkohë që në 2009, ai çoi në këmbë grupin parlamentar kur u prish hoteli i Dash Pezës, nuk janë pak kontradiktore këto?

Artur Zheji: Këto janë shumë kontradiktore, por fakt është që fatkeqësisht populli nuk e ka memorien e mirë. Kanë kaluar 13 vjet, populli ka harruar. Kjo është një gjë shumë e qartë. Sulmi ndaj Prestige Resort mendoj që është një sulm ndaj botuesit dhe jo ndaj pronarit të Prestige Resort dhe kur themi botuesit, themi linja editoriale. Ky është një ekuacion shumë i qartë dhe shumë deputetë të opozitës dhe shumë autoritete të mediave kanë qenë në një zë për këtë gjë që sulmi nuk ka qenë ndaj një muri pa leje, por ka qenë i drejtuar për të çuar në hullinë e vet një linjë editoriale ndaj të cilës kryeministri nuk ka kontroll. Pra, është një operacion politik, i maskuar me një operacion ambiental.

Zjarr Tv Ad