Rama niset drejt Izraelit, do diskutojë me politikanë dhe ekspertë për sulmin kibernetik nga Irani

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Izraelit, ku do të zhvillojë takime me ekspertë në fushën e sigurisë kibernetike dhe zyrtarë izraelitë.

Kryeministri Rama do të shoqërohet nga disa ministra shqiptarë dhe pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe politikanin Mickey Levy.

Në qendër të diskutimeve do të jetë sulmi kibernetik i hakerave të sponsorizuar nga shteti iranian që goditi serverat e shtetit shqiptar duke shkaktuar bllokim të shërbimeve dhe rrjedhje të dhënash.

Sulmi e detyroi qeverinë shqiptare të mbyllë ambasadën e Iranit në Tiranë si dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Zjarr Tv Ad