Rama niset drejt Madridit për samitin e NATO-s, ja kush e shoqëron

0
799
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri, Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar që do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, i cili është i pari i organizuar që pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Pjesë e delegacionit, janë edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë.

Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022”, njofton ministria e Jashtme

Zjarr Tv Ad