Rama njofton: Zgjidhet Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, kjo është kryetarja (EMRI)

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjidhet Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili falenderon  të gjithë kandidatët që iu përgjigjen ftesës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa shprehet se kjo pjesëmarrje i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, duke sjellë sipas tij një skuadër ndërkombëtare.

Më tej ai bën me dije se kryetarja e re e Bordit të Akredimit është zgjedhur Shqiponja Telhaj.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

ZGJIDHET Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj. Me një falenderim të përzemërt për të gjithë kandidatët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, jam i bindur se falë kësaj pjesëmarrjeje përtej çdo pritshmërie, do të kemi një superskuadër ndërkombëtare në mbikqyrje të cilësisë së universiteteve tona

SHQIPONJA TELHAJ, kryetarja e re e Bordit të Akredimit është profesore e asociuar në Sussex University në Angli dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Economics. Ka doktoruar në Staffordshire University. Ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjoze ndërkombëtare. Ka kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.

Zjarr Tv Ad