Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se SPAK po gjuante cironkat brenda partisë së tij, por nuk po gjuante peshkaqenët non-grata.
Sipas tij, pas 30 vitesh, Prokuroria, është i vetmi organ i decentralizuar, i cili nuk ka asnjë mundësi të kontrollohet nga Rama.
“Kemi të vetmin organ potencialisht të pavarur që është organ i drejtësisë që po mundohet të fus në bashkëveprim të gjithë prokuroritë e vogla të rretheve dhe jo vetëm.
Edhe SPAK, dosjet ja ka çuar prokurorive të rretheve të vogla, tani p.sh., urdhëri mund të mos vijë nga SPAK, por nga prokuroria e rretheve të vogla, me këtë tani është decentralizuar gjithçka, dhe të gjithë duhet të kenë frikë, edhe Rama ka filluar të kuptoj tani.
Ai i frikësohet sistemit të dritësisë, sepse po të ishte puna vetëm për prokuror, gjithnjë ka rrugë që e lidhin kryeprokurorin me kryeministrin, por tani loja është te ata të rretheve, që papritur mund të dërgojnë një urdhër arresti, pra tani se di nga të vjen goditja.”, u shpreh ai.
Sipas Nazarkos, kjo klasë politike do të shkërmoqet nga frika e organit të drejtësisë, siç është SPAK.
“Kemi hyrë në një fazë të re dhe shumë të rrezikshme për klasën politike e cila do të shkërmoqet, sepse Prokuroria është i vetmi organ i decentralizuar dhe ka të gjitha premisat për të bërë punë, natyrisht nën hiqmin e sistemit të drejtësisë.
Duhet pranuar se pas 30 vitesh ka një organ të decentralizuar, në këtë rast jemi pak më ndryshe sepse Rama duhet të mbërthej të gjithë rrethine pafund të prokurorive, ndërkohë që unë vazhdoj ti mbetem besnik idesë se amerikanët dhe evropianët nuk luajnë kurrë me pushtetet në Shqipëri.
Në momentin që këtu është vënë SPAK dhe BKH, është krijuar një organ i decentralizuar nën komandimin e amerikanëve dhe evropianëve, që nuk ka mundësi teorike të kontrollohet nga Rama, sepse ndërkombëtarët po punojnë për ruajtjen e ekuilibrit në vend.”, tha Nazarko.