Rama: Nuk e njihja Erdogan atëherë, s’është anti- grek

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në përgjigje të akuzës së ish- ministres së jashtme, Dora Bakoyannis, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen 2009. Ai tha se Erdogan nuk është anti-grek, duke shtuar se kur e  çoi marrëveshjen për detin në Kushtetuese, nuk e njihte, e kurrsesi nuk kishte si të ndikonte.

“Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik, Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinq. Kjo është e vërteta.  I jam shumë mirënjohës Mitsotakis dhe Denia sepse kanë pasur një qëndrim shumë kontruktiv dhe e kanë shfaqur vullnetin pa u dashur që të kthehemi pas sikur nuk ka ndodhur asgjë, por duke vlerësuar situatën aktuale dhe duke pasur një mendje të qartë. COVID në spitale ne kemi shqiptar dhe njerëz nga pakicat greke po përballen me të njëjtin rrezik na duhet që t’i shohim popujt tanë në vendin e gjithsecilit si një thesar dhe duhet ta ruajmë këtë potencial të jashtëzakonshëm”, tha Rama nw pwrgjigje Bakoyannis.

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani ishte një nga firmëtaret e marrëveshjes detare me Shqipërinë në 2009-ën. Ajo tha se ishte mërzitur kur në 2009 u rrëzua marrëveshja e detit nga Gjykata Kushtetuese. “Për çështjen e detit me Shqipërisë nuk ndihmon ndërhyrja e palëve të treta. U mërzita kur në 2009 u rrëzua marrëveshja nga Gjykata Kushtetuese. Nga 2009 ende s’kemi arritur një marrëveshje”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad