Rama “nuk i ndahet” Ballkanit të Hapur: Falë saj do të negociojmë me Serbinë për të marrë një pjesë të grurit të kontraktuar nga kompanitë tona

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama tha se është duke negociuar me Serbinë për të marrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga bizneset shqiptare, pasi ata e kanë mbyllur eksportin në të gjitha vendet.

Rama u shpreh i sigurt se do të mundin ta marrin grurin, teksa tha se kjo do të ndodhë falë Ballkanit të Hapur.

“Në Turqi është dyfishuar çmimi i energjisë. Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë, çmimet kanë ikur përpjetë. Janë prodhuesit më të mëdhenj të grurit dhe kanë bllokuar të gjitha eksportet dhe ne po negociojmë për një pjesë të grurit që është i kontraktuar nga kompani tona. Është atje. Dhe besoj se do ta bëjmë. Do ta bëjmë fal Ballkanit të Hapur.  Që të jemi të qartë. Ja si vjen puna dhe ja si vin faktet. Ne faktet nuk mund ti luftojmë. Ju gratë e dini se problemi është se burrat luftojnë me fakte. Ky është problemi kryesor. Se duan tju dali i vetja dhe nuk pranojnë faktet disa burra kuptohet, tha Rama ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad