Rama nuk i ndahet rolit të klounit: Në takim zyrtar me çitjane dhe atlete të bardha…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryeministri, Edi Rama, vazhdon që të përdhosë “me vetëmohim” protokollin zyrtarë të shtetit shqiptarë.

Edhe në takimin që pati së fundmi me ministrin e  Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, ai është shfaqur me çitjane dhe atlete të bardha.

Kjo nuk është hera e parë dhe duket as e fundit, që Shqipërinë në takime zyrtare e përfaqëson një krye-zyrtarë i cili preferon të shfaqet më shumë si kloun, se sa si një përfaqësues dinjitoz i vendit që e ka zgjedhur kryeministër.

Takimi u zhvillua ditën e djeshme ku sipas medias turke ‘Anadolu Agency’ gjatë bisedimeve të mbyllura për gazetarët është diskutuar edhe rreth anëtarëve të Lëvizjes së Fethulla Gylen në Shqipëri, organizatë që Ankaraja e ka futur në listën e terroristëve dhe e akuzon për tentativën për grusht e shteti më 15 korrik 2016.

 

Zjarr Tv Ad