Rama nuk le pa përmendur “bastet”/”Ke vënë një bast shumë të madh Inshallah po e mban”

0
310
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në konferencën e përbashkët që ka zhvilluar këtë të mërkurë, Kryeministri Edi Rama pasi nënshkroi disa marrëveshje me Presidentin turk Erdogan, foli edhe për investimet që Turqia pritet të përfundojë deri në mesin e muajit prill, lidhur me ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit.

Rama foli nga rezidenca Presidenciale në Turqi ku iu drejtua Erdogani se ka afat deri më 7 prill të këtij viti për të ndërtuar Sipitalin Rajonal të Fierit dhe se përgjatë këtyre tre muajve shqiptarët do të ndjekin çdo lëvizje që do të bëhet në kuadër të ndërtimit të tij.

Edi Rama : Zoti President e atëherë deri në datën 7 prill, 3 muaj ti personalisht…Çfarë tha ?

Erdogani: Do të mbarojë përpara zgjedhjeve.

Edi Rama : S’ka rëndësi zgjedhjet nuk i dua zgjedhjet, zgjedhjet janë tjetër, tani janë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë 4 milion e 200 mijë veta , heqim fëmijët që s’dinë numërim do të kesh 3 milion e gjysmë supervisor (mbikëqyrës) ti personalisht që do të ndjekin ditë për ditë deri më 7 prill “e bëri Erdogani, se bëri Erdogani”, tani ke vënë një bast shumë të madh Inshallah po e mban.

 

Zjarr Tv Ad