Kryeministri, Edi Rama: Duhet ta durojmë me buzëqeshje dhe kënaqësi protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri. Sepse kështu e kanë dashur shqiptarët. Ambasadorët amerikanë janë në shtëpinë e tyre këtu.
Pa SHBA-të, Shqipëria nuk do ishte e gatshme të përballej me të keqen dhe të shkuarën e cila vazhdon të shfaqet para nesh në forma nga më të ndryshmet duke nisur nga komunizmi me figura të cilat ne mendojmë se i ka tretur e kaluara por papritmas na dalin përpara. Në vendin tonë nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane dhe anti-europiane. Edhe kur ka mllef dhe ndenjë hakmarrje ndaj politikës së SHBA-ve, kjo sfhaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën madje duke thënë se e duan edhe më shumë se vetë ambasadorja.
Por është shumë domethënës se nuk ka këtu një burrë që t’ua thotë SHBA-ve se është kundër Reformës në Drejtësi, apo se u vjen frikë të dalin nga shtëpia se janë të damkosur në ballë.