Rama nxjerr fotot brenda “Qemal Stafës”: S’do ketë të dytë si ky!

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga brenda stadiumit të ri “Qemal Stafa”, i cili është drejt fundit.

Përbri fotove, kreu i qeverisë shkruan se nuk do të ketë në rajon stadium të dytë si ai i “Qemal Stafës”, duke shtuar se ai do të jetë mes stadiumeve më të bukura në Evropë.

Mesazhi i Ramës:
EDHE PAK… 😉 Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës😊 (Po jo vetëm kaq, po ju kam thënë që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja😰)

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat🤝 (Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama🥴) #ShqipëriaqëDuam.

Zjarr Tv Ad