Disa milionë dollarë të tjera do të paguhen për të blerë vaksina. Edhe këtë radhë, çmimi i një doze që blihet nga Pfizer nuk dihet. Kontrata është sekret
Miliona dollarë do të paguhen për 300 mijë doza të tjera që vijnë në Mars, 200 mijë të tjera në Qershor, 200 mijë në Shtator dhe në muajt e fundit të këtij viti, edhe 300 mijë të tjera. Ashtu sikurse në marreveshjen bazë, ashtu edhe në amendimet e tjera është kërkuar nga kompania Pfizer ruajtja e sekretit tregtar. Kushtet e marrëveshjes nuk mund të diskutohen publikisht” tha Manastirliu, ndërsa raportonte në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë para deputetëve.
Omicron, më i lehtë se gripi
Variant Omicron tashmë ka muaj që qarkullon dhe vdekshmëria nga ky virus është shumë e vogël. Madje studimet dhe statistikat, e përcjella për publikun edhe nga mjekë shqiptarë, tregojnë se Omicron vret më pak se gripi.
1 milion vaksina të tjera, janë një furnizim përtej llogjikës, duke marrë parasysh përqindjet e vaksinimit. Paralajmërimi i mjekëve për fundin e pandemisë /Lapsi.al