Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit të Ministrave, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.
Ndryshe nga herët e tjera kur vendimet i komunikonte vetë Rama apo botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në këtë mandat të tretë duket se kryeministri Rama do të sjellë edhe një risi në komunikimin e VKM-ve.
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë në një deklaratë për mediat dhe kanë njoftuar për vendimet e reja të Këshillit të Ministrave.
Mesa duket, kjo do të jetë mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”.