Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ditën e djeshme ka reaguar në lidhje me padinë e bërë një ditë më pare, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK, ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se ambasadori Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve për integrimin, ku nuk hezito të kritikojë qeverinë për gabimet.
Ndër të tjera, ajo thekson se ambasadori i BE ka shkuar përtej thirrjes së detyrës, për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.
“Një mik i vërtetë që ka mbështetur 🇦🇱 integrimin, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre. Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij. Sigurisht që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar.
Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një mik që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj”, shkruan Xhaçka