Rama nxjerr pamjet/ Aerporti i Kukësit është gati për çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreministri Edi Rama, ka postuar një video në facebook, ku ka thënë se tashmë aeroporti i Kukësit është gati, që nesër do të fillojnë udhëtimet.

Rama: Kukës – Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra

Ministrja Belinda Balluku, foli për përfundimin e aeroportit të Kukësit, ku u shpreh se tashmë aeroporti është gati dhe “çunat e Londrës”, mund të udhëtojnë.

Gjithashtu, Balluku tha se akoma vazhdohen punimet, ku zbuloi se destinacionet e para do të jenë disa qytete të Zvicrës dhe Gjermanisë.

“Nuk është paguar biletë, është një udhëtim promocional që mundësohet nga ana e kompanisë flamurmbajtëse. Këtu vazhdon që të punohet, po bëhet kontrolli i fundit i territorit, për të rakorduar çdo detaj, i cili është në funksion të një pune me kapacitet të plotë.

Destinacionet e para janë disa qytete të Zvicrës dhe shtete të Gjermanisë, dhe tregun më të rëndësishëm që kanë kompanitë shqiptare, qytetet italiane”, tha Balluku.

 

Zjarr Tv Ad